Komfori & Dizajni.


Dizain i qartë.

Estetika me plotëkuptim dhe harmonia e veçantë në mes teknikës dhe dizainit, qëndrojnë për shpirtin e kohës së re në klasën e lartë të Automjeteve – Limusinë. Pamja e jashtme  në Phaeton është jashtëzakonishtë e qartë dhe fuqiplotë -me siguri krejtë ndryshe se në çdo automjet tjetër.


LED-Dritat e prapme.
Një risi teknike, janë LED-Dritat me jetëgjatësi ekstreme. Për çdo dritë ndriqojnë 100 LED-Dioda. 33 Duo-LED gjatë ngasjes  ndriqojnë si dritë  e kuqe e pozicionit, kurse gjatë perdorimit të sinjalizuesit të drejtim po e njejta dritë sinjalizon me dritë të verdhë.





Materiale me cilësi të lartë të punuara në manofaktur kualitative.
Për hapësirën e brendëshme në Phaeton, qendrojnë katër lloje të veçanta druni të përpunuara në mënyrë të përkryer. Ulëset janë të veshura me lekurën ma të çmuar. Për shembull: në kombinim me ulësen me 18 pozicione  vjenë lekura "Vienna Classic Style".



I krijuar për tu ndier mirë.
Uluni ju lutem, dhe ju do ta përjetoni një hapësirë brendëshme me komforin më të lartë që keni parë ndonjë herë. Deri në detailet ma të vogla keni funksionalitetin e menduar mirë dhe estetiken moderne që  nënvizojnë ambientin në mënyrë të veçantë. Phaeton është i paisur me xhamësigurie me nuancë të gjelbert dhe reduktim zhurme,keshtu që zhurma për rreth mbetet jashtë.



Çlodhja është një pyetje e ujdisjes.
Për ne është një obligim që të punojmë - që ju të ndieheni rehat dhe të pa lodhur. Për rehatin tuaj, Phaeton posedon  ulëset komfortabel me 18 pozicione të cilat në mënyrë elektrike  lëvizin në pozicionin e dëshiruar nga Ju. Systemi klimatik i cili funksionon edhe në ulëse, kujdeset për një temperaturë të këndëshme. Kënaqësia plotsohet me systemin për masazhë i cili  është i integruar në ulëse. Duke ju  falenderuar Memory-Funksionit, pozicioni i juaj  për ulësen  është në çdo moment për ju i gatshëm.


Kapaku i bagazhit.
Kapaku i bagazhit punon  me sistem hydraulik. Ai hapet dhe mbyllet me ndihmën e një elektromotori, pa kurrfarë përdorimi fuqie nga ana e juaj. E juaja mbetet vetëm të shtypni pullën për mbylljen e kapakut të bagazhit.





Në çdo vendë, klimë optimale.
Systemi i ri klimatik  “Climatronic” është me kater-zona-rregullim temperature dhe lejon në mënyrë individuale  nga secili vendë para dhe mrapa  rregullimin  e temperaturës (vetëm në Phaeton me katër uëlse). Temperatura e airit, sasia e airit dhe shpërndarja e airit mbesin automatikishtë kostant pa marrë parasysh rrezatimin e rrezeve të diellit






Programed By-Refresh