Të bën përshtypje: Touareg i Ri

19/04/2010

Shkarko Katallogun

Bën përshtypje t‘fortë: Touareg i Ri
Mbi gurë apo shkurre: Touareg i Ri nuk është për asnjërën mënyrë për ta kursyer. Aftësia e tij  superiore „ Offroad“ kujdeset për pasagjerët që edhe kur tereni të jetë me gropa, në hapësirën e brendshme ku gjenden pasagjerët të mos ndihet pothuajse asgjë. Paisjet me bollëk të komforit nuk do të ju mungojnë, por do të kujdesen  gjithmon për komoditetin tuaj.




Një paraqitje formuese: Pamje e jashtme
Bien menjëherë në sy: Touareg i Ri me një ftyrë të re. Fenerët e spikatur nuk japin vetëm dritë të shkëlqyer, por duke falënderuar Bi-Xenon-Tekniken me LED-Dritë për ngasje ditën, i japin pjesës para dhe mbrapa karakterin e veçantë. Fuqinë e pa nënshtruar. Këtu vjen edhe pesha e tij e lehtë me deri 200 Kg më pak se paraardhësi i tij. Ai në këtë gjendje është i gatshëm të  shpërthej me shkathtësitë e tij. Veti  plus tjetër  është  gjatësia shtesë prej  40 mm, e cila nuk është përgjegjëse  vetëm për dizainin dynamik me shumë hapsirë por edhe për komforin në hapsirën e brendshme.


Një përjetim estetik: Paisjet e brendshme
Pa marrë parasysh se sa i papërshtatshëm është tereni jashtë, në hapsirën e brendshme në Toureg të Ri ju do të ndiheni  shumë mirë . Së fundi ju mundeni ta paisni atë sipas  dëshirës  tuaj,  për shembull me paisje dekori nga druni elegant „Nussbaum-Wurzel“(rrajë arre) që ju bindë juve me përpunim të pakrahasuar dhe pa kompromis.



Një ofert e pa rrezistuar: Paisjet ekstra
Në cakë do të arrini me siguri me Radio-Navigatorin  „RNS 850“. Për pamje ideale gjatë ngasjes  kujdeset rregullatori dynamik „Dynamic Light Assist“ për ndriqimin e udhës:
Gjatë kyçjes së ndriçimit  me rreze të gjata, automjetet që vinë nga ana e kundërt dhe ato që paraqiten para jush regjistrohen nga kamera e integruar, ujdiset  në mënyrë automatike maksimale ndriqimi i nevojshëm  i sipërfaqes dhe rregullohet lartësia e këtij ndriqimi . Touareg i Ri është Automjeti i parë në krejtë botën që posedon një aftësi të tillë. Edhe pamja rreth e rrotull „Area View“, e cila bashkohet përmes katër kamerave, e lehtëson ngasjen në rrethana të paqarta.


Një çështje dynamike: Kënaqësia e ngasjes
Kënaqësi në ngasje do të përjetoni në Touareg të ri gjatë çdo udhëtimi bile në disa raste kjo kënaqësi mund të ngritet edhe ma shumë me „Terrain Tech“-Paket. Sepse kjo paisje mundëson me tërheqje në të gjitha rrotat „4XMotion“ edhe veprime ekstreme në teren. Me federim airi  dhe rregullim dynamik të shasis  sfidon çdo gropë dhe gurë sikur në një lojë të lehtë. Për kaq shumë sfida ai është paisur me Program elektonik stabilizues ESP inkluziv Asistent frenimi, ABS-Plus, EDS, ASR që ju të jeni plotësisht të sigurt.




Teknologji ambientaliste: Hybrid-Motor
Një Hybrid-Motor përbëhet nga kombinimi në mes dy principeve tërheqëse. Në Touareg të ri nga një   TSI-Motor me  245 kW  dhe një  Elektromotori me 34 kW  (Shpenzime karburanti 8,2 l/100km, CO2-Emision 193 g/km). Gjithashtu kjo teknologji eficiente dhe ambientaliste mundëson që në Elektromodus automjeti të drejtohet me emisione zero. Gjendja e kapacitetit të bateris dhe aktiviteti Hybrid shihet në monitorin e Radionavigatorit ose në Treguesinmultifunksional „Premium“. Ju do ti  keni të dhënat gjithmon në vëzhgim.


Prapa
Programed By-Refresh