Golf 6.

18/09/2008


Golf , ma i miri i të gjitha kohërave.
Me Golf 6 ,Volkswagen po banë zbulimin e msheftesis ma të madhe të këtij viti.Modeli  i cili është shitur mbi 26 milion herë , automjeti me i suksesshem Europian, është permisuar edhe më shumë.“ Golf  gjenerata e gjashtë me vlerë si kurrë më parë  definon kualitetin dhe nivelin e komforit në klasen e vetë krejtsisht  rishtasi “, keshtu u shpreh Prof. Dr. Martin Winterkorn  kryetari i kryesisë të Bordit drejtues në Volkswagen AG. Kosova do të jetë në radhë me prezantim në fillim të muajit Janar 2009 .


Fuqi e re - Golf , demokratizon perparimet.
Dizaini i çartë dhe me plotë fuqi në Golf 6, për gjithë Marken Volkswagen është  udhërrefyes drejtë së ardhmes. Veçoritë akustike dhe komfori në tersi  nga Volkswagen i tejkalon të gjitha pikat  kulminante në boten e Automjeteve. Risit në teknologjin  motorike dhe të transmisioneve, zvoglojnë vlerat e shpenzimeve deri në 28 përqind . Të gjithë Benzin dhe Diesel Automjetet i plotsojnë vleratkufizuese që do të vlejnë për EU-5-Norm.
Asistentsysteme si : „Rregullimi automatik i disatnces“ (ACC),  „Rregullimi adaptiv i shasis“ (DCC) dhe „Asistenti për parkim“ sjellin  Top-Teknologji të tjera në Bordin  Golf. Një ESP-System i ri me rregullim më të persosur,edhe një herë më shumë ngritë optimumin për Crash-veçorit. Shtatë Airbag duke perfshirë edhe Airbag për gjunjë, mbajtse koke (WOKS) me reagim kunder tronditjeve ,   „Sensor për lidhjen e rrypit të siguris“ për ulëset para si dhe dritat për ngasje diten , të gjitha k’to se bashku në Golf kujdesen për siguri më të lartë.


Hapsira e brendshme – shperthen kufizimin e klasëve
K’to vlera shenojnë hapsiren e brendshme me siperfaqet të çmuara, e cila krejtësisht është e krijuar rishtasi e që optika e sajë posaqerisht në „Cockpit“ me vizionet e së ardhmes tejkalon barrierat e kufizimit të klaseve. Guximi dhe dekorimi i materialeve me detalje të aplikuara me  krom  apo nga Passat CC  pervetsimi direkt i instrumenteve te rrumbullakta të japin pershtypjen se me të vertetë jemi të ulur me  një Automjetë të klasit më të lartë.Të gjitha elementet sherbyese janë lehtë për tu perdorur.K’tu vjenë  edhe systemi klimatik „Klimaautomatik“ që për herë të parë u paraqit në Passat CC  si  dhe tasteret për hapjen/mbylljen e dritareve që janë të vendosura në mbulojen e dyerve pakë me perpara dhe janë shumë më  lehtë per tu perdorur.


Dizaini i jashtem – precizim në një form të re.
Vlerat e larta në Golf të ri pasqyrohen me një theks të veçantë në një dizain me stilt të plotë. Të  gjitha  Karoseri- komponentet thelbësore janë krijuar rishtasi : „ Elementet kryesore në Golf i kemi shkrirë me një formë të re dhe shumë precize“ deklaron  Walter de Silva. Shefi italian i dizainit në nderrmarrjen gjermane nënvizon më tutje:“ Golf njihet në krejtë boten si Ikone e Automobilave. Për ket shkak në Modelin e ri  arkitektura dhe grafika është apsolut e qartë dhe e veçantë“. Megjithatë  Golf 6  vepron si shumë sportiv me individualitet më  të theksuar se çdo njeri nga radhet e prodhimit të gjeneratave të meparshme.Vazhdon më tutje  De Silva: „ Ai vendos thekset tre dimenzionale më shumë se paraardhsi i tij, me vija dhe qoshe  ekzakt  te definuara me harqe dhe lugje me proporcione të shkelqyera .“ Kurse  Klaus Bischoff, Shefdizainer i  Markes Volkswagen, kufizon: „Çdo detalje është drejtuar pa kompromis në atë menyrë që vlerat të permisohen.“
Posaqerisht gjatë krahasimit direkt të Gjenerates pesë dhe gjashtë qartësohet ndryshimi i madhë që Golf i Ri ka bër. Ekipi për rreth  de Silva dhe Bischoff kristalizuan me qellim gjenet e vjetra në radhet e prodhimit dhe e derguan atë në një Udhetim në të ardhmen. K’tyre shenjave të qeta dalluese i takon pjesa frontale  e gjenerates së parë dhe C-shtylla e perkryer e gjenerates së katert.

Komfori i zhurmes – më i qeti Golf që nga krijimi i radhes së prodhimit.
Golf i Ri shenohet me  veti të klasit t’parë sa i perket akustikes. Një folie speciale për akumuliomin e zhurmes është pjesë perberse e xhamit frontal që ndikon dukshem në reduktim e zhurmes gjatë ngasjes po ashtu  dihtungat e ri në dyer  dhe xhamat anësor janë krijim i ri në këtë drejtim e që japin kontributin e tyre në reduktimin e zhurmes nga jashtë. Shumë më pakë zhurmë të frymes krijojnë edhe pasqyret e reja. Jashta  kesaj edhe motori dhe hapsira e mbrendshme me intervenime të qellimta janë izoluar më mirë nga njera tjetra. Goma që rrotullohen shumë qetë dhe Motorlager të ri e rrumbullaksojnë pakon për reduktimin e zhurmes .


Dieselmotor –  Kalimi në Common-Rail-Injektim
Një kontribut të konsiderushem japin për herë të parë në drejtim të akustikes edhe TDI-Common-Rail-Motorat që për herë të parë në Golf  hyjnë ne perdorim.Janë  planifikuar  TDI-Motoret me 1.6 L vellim  dhe fuqi prej  66 kW / 90 KF  deri në motorin e njohur  2.0 TDI me 125 kW / 170 KF. Në fillim Volkswagen do të startoj me Golf 2.0 TDI  me 81 kW / 110 KF dhe 103 kW / 140 KF. Volkswagen ka larguar nga systemi i prodhimit  për Golf të ri  motorin 1.9 TDI duke e zavendesuar atë  me 1,6 TDI me 90 KF .Gjithmon si paisje serike vjenë : Dieselpartikelfilter (DPF).
TDI-Motorat e ri janë jashtëzakonishtë ekonomik. Diesel-Motori  i fuqishem me 110 KF është i kënaqur edhe me vetem  4,5 Litern Diesel-Karburant shpenzime  (119 g/km CO2) – kjo perputhet me një zvoglim të shpenzimeve për rrethë 0,6 Litër! Edhe vetë Versionit me  140-KF i duhen  4,9 Liter Diesel  për njëqind  Kilometra  (129 g/km CO2)  dhe me kët 0,6 Liter me pakë shpenzime të karburantit.

Benzinmotor
Spektrin për Benzin-Motor në fillim e perbejn katër varianta : 59 kW / 80 KF, 75 kW / 102 KF, 90 kW / 122 KF  si dhe  118 kW / 160 KF. Prej  90 kW / 122 KF  janë TSI-Motor me Kompresor dhe Turbo-mbushje.Fakt është se edhe Benzin-Motorat janë ma kursimtarë. Motori fillestar me 80-KF shpenzon 6,4 Liter Super në njeqind  kilometra  (149 g/km CO2) – kto shpenzime janë  0,5 Liter ma pak se te paraardhsi i tij. Si shembull parakalues në qeshtjen e  efektivitetit vendosni një herë TSI-Motorin në skenë: Me   122 KF Golf i Ri  1.4 TSI  shpenzon vetem 6,2 Liter Super (144 g/km CO2);  kjo është një perparsi në shpenzime prej  0.1 Liter. Edhe vetë  Motori i ri me  160-KF-Versioni kulminat  për  1,4TSI arrinë 6,3 Litern   shpenzime  që është një vlerë kulminante. Në krahasim me Modelin 150-KF-FSI që e zavendesohet  nga i riu me 160 –KF-TSI  është arrirur zvoglimi i shpenzimit të karburanit për 1,6 Liter.

DSG – zavendeson transmisionin automatik
Me prejashtim të versioneve fillestare për të gjithë Benzin dhe Diesel-Motorat  do të jetë i  mundur kombinimi me Volkswagen Transmision - Kuplung të dyfishtë  (DSG) . Sipas Momentitrrotullues vjenë  DSG me 6 apo 7  shpejtesi  në detyrë. DSG në Golf ka zavendesur Transmisionin klasik automatik. Se sa efektiv është alianca në mes TSI dhe DSG ju deshmojnë shpenzimet mesatare të karburanit në 1.4  TSI-Motor me 160 KF dhe DSG me 7 shpejtesi : 6,0 Liter (139 g/km CO2).  Sa per krahasim shpenzimet për modeli që është zavendesur  2.0 FSI me 150 KF me  6-Shpejtes-Automatik  ishin  8,3 Liter. Pra ktu kemi të bejmë me kursime  hiq më pak se 2,3 Liter  në njeqindkilometra, ose ma mirë me thanë 28 perqind  te rrespektume për perparimin në formen ma te mirë.






Prapa
Programed By-Refresh